Napoli-Milan në San Paolo

Futboll

Napoli-Milan në San Paolo

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 11:58
Napoli-Milan në San Paolo

Genaro Gattuso sfidon ish-skuadrën e tij, ku bëri emër si futbollist dhe si trajner. Mbrëmjen e sotme në San Paolo, Napoli pret Milanin në javën e 32-të të Serie A, në një ndeshje që pritet të dhurojë shumë emocione dhe spektakël.

Për momentin gara mes këtyre dy ekipeve është për vendin e 5-të, pasi zona Champions është shumë larg, edhe pse duhet nënvizuar që Napoli e ka siguruar vendin në grupet e Europa League me suksesin në Kupën e Italisë.

Të dyja skuadrat vinë nga një moment i mirë sepse pas pandemisë,

Napoli ka grumbulluar 12 pikë në 5  ndeshje ndërsa Milani plot 13 dhe vetëm Atalanta ka bërë më mirë se kuqezinjtë. Falë fitores së madhe me përmbysje që morën ndaj Juventusit, kuqezinjtë kanë rigjetur edhe moralin dhe shkojnë në San Paolo pa frikë për të bërë rezultat, duke mbështetur edhe te dyshja sulmuese Ibrahimovic-Rebic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat