Immobile pas fyerjeve ndaj familjes së tij

Futboll

Immobile pas fyerjeve ndaj familjes së tij

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 12:19
Immobile pas fyerjeve ndaj familjes së tij

Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, u ka kërkuar tifozëve të klubit kryeqytetas që ta lënë të qetë pas fyerjeve ndaj familjes së tij.

Immobile dështoi që të shënojë ndaj Sassuolos, në humbjen 2:1.

29-vjeçari shkroi në “Instagram” pas ndeshjes se ai dhe familja e tij janë ofenduar nga tifozët e Lazios.

“Disa tifozë me gjasë kanë kujtesë të shkurtër, për këtë arsye kërkoj nga ju të gjithë ta lini të qetë familjen time”, ka shkruar Immobile.

“Nëse doni të shkruani gjëra të pahijshme ose fyese, bëjeni direkt tek unë. Familja ime nuk ka të bëjë me asgjë nga këto. Faleminderit”, ka vazhduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat