Ballkani në Drenas, Flamurtari në Podujevë!  

Futboll

Ballkani në Drenas, Flamurtari në Podujevë!  

Nga: Kemajl Goca Më: 12 korrik 2020 Në ora: 12:44
Ballkani në Drenas, Flamurtari në Podujevë!  

Të hënën zhvillohen katër ndeshje të javës së 30-të në elitën e futbollit të Kosovës. Sfidat më të nxehta në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, mes Feronikelit dhe Ballkanit nga Theranda dhe ajo në “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku Llapi pret Flamurtarin e Prishtinës.

Kryetrajneri i Ballkanit, Ismet Munishi kërkon pikë të plota në luftë për titull, ndërsa ai i Feronikelit Afrim Tovërlani me qetësi e pret sfidën dhe me synime që pikë të mbesin në Drenas. 
Ballkani është në vend të dytë me 59 pikë, ndërsa Feronikeli është në të pestin me 44 pikë. 

Llapi kërkon fitore me çdo kusht ndryshe do të futet në zonën e rrezikut, ndërsa Flamurtarin edhe me një pikë do të ishte i kënaqur. 

Flamurtari renditet në vend të gjashtë me 40 pikë, ka një më shumë se llapjanët që janë një  vend më poshtë.  
Vushtrria dhe Ferizajn më shumë luajnë për prestigj, si njëra palë dhe skuadra tjetër veç janë përshëndetur nga elita. 
Trepça ’89 kërkon fitore në stadiumin “18 Qershori” në Klinë ndaj Dukagjinit.

Trepça ’89 është në vend të nëntë me 35 , pasojnë Ferizaj me 26, Vushtrria 18, Dukagjini 10. Të gjitha ndeshjet luhen në orën 17.00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat