Klinsmann: Ibra është shumë i fortë

Futboll

Klinsmann: Ibra është shumë i fortë

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 13:06
Klinsmann: Ibra është shumë i fortë,

Tifozët e Milanit nuk janë shumë të sigurt në lidhje me të ardhmen e klubit të tyre, duke filluar nga ulja e mundshme në stol e Ralf Rangnick.

Disa këshilla në lidhje me këtë kanë ardhur nga një ish-interist: Jurgen Klinsmann. Gjermani e ka komentuar këtë martesë të pritshme për Rai Sport:

“E quanin Rangnick profesor sepse të mëson gjatë gjithë kohës. Nga njëra anë është si një arkitekt, nga tjetra është një trajner që do të bëjë gjithmonë gjithçka në mënyrë perfekte”, ka thënë Klinsmann.

“Kur gjërat nuk shkojnë siç do, zemërohet me veten. Sigurisht, do të ketë nevojë për kohë për t’u përshtatur me realitetin e ri. Në Gjermani njihet për futbollin e tij agresiv, me presing të lartë. Është kokëfortë, kërkon t’i përmirësojë gjithmonë gjërat në mënyrën e tij”.

Klinsmann ka komentuar edhe batutën e Zlatan Ibrahimoviç, i cili ka thënë se nuk e njihte Rangnick:

“Ibra është shumë i fortë, bën gjithmonë këto batuta. Sipas mendimit tim, nuk do të kishte asnjë problem me Rangnick. E njëjta gjë vlen edhe për Maldini-n: nuk do të kishte asnjë mosmarrëveshje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat