Kante i prin listës së dëshirave të Contes në Inter - Bota Sot
Kante i prin listës së dëshirave të Contes në Inter

Futboll

Kante i prin listës së dëshirave të Contes në Inter

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 14:03
N’Golo Kanten

Antonio Conte e ka vendosur N’Golo Kanten, Arturo Vidalin dhe Emerson Palmierin në krye të listës së dëshirave për afatin kalimtar të verës, të cilën ua ka dorëzuar drejtuesve të Interit.

Trajneri i Interit u është ankuar drejtuesve për mungesë përvoje në skuadër, të cilës ia vë fajin për dështimet e javëve të fundit.

Zikaltrit i lëshuan nga dora 20 pikë në ndeshje të cilat ishin duke i fituar këtë sezon në Serie A dhe si pasojë kanë rënë në pozitën e katërt në renditje.

Sipas Gazetta dello Sport, Conte e do mesfushorin 29-vjeçar të Kombëtares franceze, i cili nuk është më i paprekshëm në skuadrën e Frank Lampard.

Kante i ka bërë 27 paraqitje këtë sezon për Chelsean, duke i shënuar tri gola, por nuk ka luajtur në dy ndeshjet e fundit. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat