Rummenigge: Herët të mendojmë për finale - Bota Sot
Rummenigge: Herët të mendojmë për finale

Futboll

Rummenigge: Herët të mendojmë për finale

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 15:02
Rummenigge: Herët të mendojmë për finale

Në Nyon të Zvicrës, aty ku ndodhen zyrat qendrore të UEFA-as, u zbulua plani për rrugëtimin e skuadrave në Champions për pjesën e mbetur të sezonit. Bajerni i Mynihut, që ka ende një ndeshje Champions-i për të luajtur, atë ndaj Çelsit në Gjermani, ka mësuar kundërshtarin e radhës nëse kualifikohet. Do të jetë një skuadër midis Barcelonës ose Napolit. Spanjollët dhe italianët do të përplasin brirët në një ndeshje interesante.

Ndërkohë, kampionët e Gjermanisë janë me një këmbë në turin tjetër, pasi kanë fituar në ndeshjen e parë në Londër, me rezultatin 3-0. Për Karl Heinz Rummenigge: Herët të mendojmë për finalen e Ligës së Kampioneve, në kampin bavarez nuk po mendojnë për kundërshtarin pas Chelseat, kjo pasi është ende një takim për t’u luajtur.

“Nuk dua të flas për çerekfinalet, pasi aty ende nuk kemi mbërritur”, tha Kalle. “Për momentin skuadra është duke rikuperuar energjitë për muajin gusht, që të jetë sa më e freskët kur të nisë kompeticioni. Kemi ende një ndeshje ndaj Çelsit të cilën na duhet ta luajmë. Duam që t’i marrim ndeshjet një nga një, ashtu si në 2013- ën. Sigurisht që një pjesë e jona mendon se jemi të kualifikuar, por kjo nuk duhet të na pengojë në objektivat tanë”.

Rumenige është i mendimit se në fazën tjetër të gjitha skuadrat që do të ndeshen me njëra-tjetrën do të kenë mundësinë për të shkuar në finale. “Nuk besoj se mund të thuash që preferoj të luaj me x skuadër pasi është më e lehtë. Kjo nuk ekziston në këtë fazë. Të gjitha kanë një objektiv, të shkojnë në finale.

Në këtë sezon jonormal, formati të jep mundësinë për të arritur shumë shpejt në finish. Edhe pse rrugës do të na duhet të djersisim jo pak. Skuadra është e qetë, pasi ka fituar dy tituj, edhe pse ai më i rëndësishmi ende nuk ka nisur. Kam besim se gjithçka do të shkojë në favorin tonë”, përfundoi Rumenige.

Bavarezët kanë dy javë pushim përpara se të nisin sërish përgatitjet për fazën e mbetur të kompeticionit europian, i cili për shkak të pandemisë u ndërpre për të nisur sërish në muajin gusht.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat