Zidane: Të gjithë mund të japin çfarëdo opinioni që duan - Bota Sot
Zidane: Të gjithë mund të japin çfarëdo opinioni që duan

Futboll

Zidane: Të gjithë mund të japin çfarëdo opinioni që duan

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 15:13
Zidane: Të gjithë mund të japin çfarëdo opinioni që duan

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë se të gjithë mund të flasin çfarë të duan, por ai nuk do të përfshihet në opinionet për VAR-in.

Disa zëra në ligën spanjolle kanë thënë se Real Madridi është duke u favorizuar nga VAR-i, por Zidane nuk ka asgjë për t’iu thënë atyre.

Madje, edhe presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, kishte thënë se Reali është duke u favorizuar nga gjyqtarët.

“Të gjithë mund të japin çfarëdo opinioni që duan dhe unë nuk dua të përfshihem me opinionet e njerëzve të tjerë”, ka thënë Zidane.

“Ne po japim gjithçka tonën dhe jemi duke bërë shumë çdo ditë”, shtoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat