Kapiteni i Shqipërisë në mbrojtje të Trajnerit të Prishtinës: Turp për ato arbitra, turp për ata...

Futboll

Kapiteni i Shqipërisë në mbrojtje të Trajnerit të Prishtinës: Turp për ato arbitra, turp për ata...

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 16:12
Shqipëria

Imazhet që solli përfundimi i ndeshjes futbollistike Gjilani – Prishtina (2:1) ka shqetësuar jo vetëm opinionin futbolldashës në Kosovë por tashmë ka kaluar edhe kufijtë.

Dëmtimi i Prishtinës nga gjyqtarët, si dhe sulmi me sprej nga policia e Kosovës në adresë të trajnerit të Prishtinës, Armend Dallku ka emocionuar shumë keq kapitenin e Shqipërisë, Mërgim Mavraj.

Ai e ka cilësuar si një trup të madh të trajtohet një ish lojtar i kombëtares në këtë mënyrë, derisa fajtore e ka bërë edhe FFK-në.

Image

“Një trup i madh që një ish-futbollist i Kombëtares shqiptare trajtohet në atë mënyrë të turpshme.

Trup për ato arbitra, turp për ata që e bënë atë veprim dhe turp për federatën që lejon të ndodhin ato gjëra mes nesh. Një turp i madh”, ka shkruar Mërgim Mavraj në instagram, përcjell me një fotografi ku shihet Dallku duke marr tretman mjekësor pas lëndimit nga sprej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat