Mourinho s’e do Ligën e Evropës: Është sikur Lewis Hamilton ta fitojë Formula 2

Futboll

Mourinho s’e do Ligën e Evropës: Është sikur Lewis Hamilton ta fitojë Formula 2

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 10:03
Mourinho

Jose Mourinho dëshiron ta udhëheqë Tottenhamit drejt Ligës së Evropës, edhe pse tha se pjesëmarrja në këtë garë është ngjashëm si Lewis Hamiltonit të garojë në Formula 2.

Tottenhami e mundi 2:1 Arsenalin në derbin e Londrës veriore të dielën në Premierligë, duke u ngjitur në pozitën e tetë në renditje dhe duke i rritur shanset për ta siguruar një vend në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm.

Mourinho është i etur për t’u kualifikuar në Ligën e Evropës, edhe pse tha se të luash në këtë garë është njëlloj sikur kampioni i botës në Formula 1 Hamilton të garojë në një garë të nivelit më të ulët.

“Liga e Evropës nuk është gara më e madhe në Evropë. Por është e dyta dhe kur një klub e fiton Ligën e Kampionëve apo kur një lojtar apo trajner e fiton… mund ta pyesni Lewis Hamiltonin po të doni, nëse ai dëshiron ta fitojë Formula 2 apo 3000 apo si do që e quani jo, nuk mendoj se do të jetë punë e madhe për të”, tha Mourinho.

“Por edhe kjo është garë dhe unë parapëlqej të luaj në Ligën e Evropës sesa të mos luaj fare. Mendoj se është një trofe që Tottenhami do të donte ta fitojë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat