Kubo nuk është në shitje, Reali refuzon ofertën e majme nga PSG

Futboll

Kubo nuk është në shitje, Reali refuzon ofertën e majme nga PSG

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 14:08
Takefusa Kubo

Takefusa Kubo është njëri nga lojtarët më të talentuar të Real Madrid, me japonezin që është në huazim te Mallorca.

Sulmuesi japonez iu bashkua edicionin e kaluar Real Madridit dhe zhvilloi turneun para sezonal me madrilenët.

Kubo vlerësohet shumë nga trajneri Zinedine Zidane i cili e dërgoi te Mallorca në huazim për të pasur më shumë hapësira. 19-vjeçari ka zhvilluar 32 ndeshje në La Liga, duke shkëlqyer me katër gola e pesë asistime.

Falë formës së mirë, Kubo është bërë prioritet i gjigantit francez Paris Saint Germain. Parisienët kanë tentuar transferimin e tij, por oferta e tyre prej 35 milionë eurove është refuzuar nga Reali.

Los Balncos e vlerësojnë jashtëzakonisht shumë japonezin dhe i kanë bërë të qartë PSG-së se Kubo nuk është në shitje.

Gjithsesi 13 herë kampioni i Evropës pritet që edhe një edicion ta huazojë yllin e ri tek ndonjë skuadër tjetër në La Liga, në mënyrë që Kubo të ketë hapësira më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat