Inter fiton me përmbysje ndaj Torinos, shkëlqejnë mbrojtësit e Contes

Futboll

Inter fiton me përmbysje ndaj Torinos, shkëlqejnë mbrojtësit e Contes

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 23:42
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Interit ka arritur të marrë tre pikë ndaj Torinos.

Inter ka fituar me përmbysje ndaj Torinos me rezultatin 3:1.

Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultatin 0:1, me golin e Belottit pas gabimit të Samir Handanovicit.

Megjithatë në pjesën e dytë, Interi u këndell dhe në 12 minutat e parë shënoi tre gola për ta vulosur fatin e këtij dueli.

Fillimisht realizoi Ashley Young në minutën e 49’të, ndërsa dy minuta më pas shënoi edhe mbrojtësi tjetër – Diego Godin.

Për të vulosur fitoren u përkujdes sulmuesi Lautaro Martinez – i cili realizoi pas një ore lojë.

Inter me këtë fitore kthehet në vendin e dytë me 68 pikë – kurse Torino mbetet në pozitën e 16’të me 34 pikë të grumbulluara për 32 xhiro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat