Real Madrid merr fitore të mundimshme ndaj Granada, tre pikë larg titullit

Futboll

Real Madrid merr fitore të mundimshme ndaj Granada, tre pikë larg titullit

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 00:01
Pamje nga ndeshja

Real Madrid ka vuajtur shumë në stadiumin ‘Nuevo Los Carmenes’ kundër Granada, por në fund ia doli të merrte tre pikë.

Los Blancos triumfuan me rezultat 2:1.

Dy golat mysafirët i shënuan shumë herët me anë të Ferland Mendy (10’) dhe Karim Benzema (16’).

Por Granada ia doli të ngushtonte diferencën me të filluar pjesa e dytë, kur Marchis (50’) mposhti Thibaut Courtois.

Në vijim e sfidës, vendasit u munduan me mish e me shpirt të fitonin pikë por megjithatë fati ishte në anën e Realit.

Skuadra e Zinedine Zidane tashmë është vetëm tre pikë larg titullit, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u zhvilluar, duke tubuar 83 pikë.

Granada mbetet në pozitën e 10 me 50 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat