Lampard e pranon: Chelsea ka probleme komunikimi

Futboll

Lampard e pranon: Chelsea ka probleme komunikimi

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 09:30
Frank Lampard

Trajneri Frank Lampard e pranoi se Chelsea e ka pasur që një kohë të gjatë një problem me komunikimin në fushën e lojës, gjë që ra në sy sërish në disfatën me rezultat 3:0 kundër Sheffield Unitedit të shtunën.

Disfata e së shtunës ia dha trajnerit të Chelseat një tjetër shembull se si duhet ta përmirësojë skuadrën e tij për sezonin e ardhshëm, kur londinezët po shpresojnë të luajnë në Ligën e Kampionëve.

Chelsea dëshiron ta lërë atë disfatë në të kaluarën dhe të martën do të tentojë t’u kthehet fitoreve kundër Norwichit, që tashmë ka rënë nga Premierligë në Championship për sezonin e ardhshëm.

Për këtë ndeshje, Lampard po shpreson se skuadra e tij do të mundë të komunikojë më mirë në fushën e lojës.

“Kur flet për lojtarë, është e lehtë dhe e natyrshme ta shikosh talentin, por ti duhesh ta shikosh edhe qëndrimin dhe karakterin e skuadrës. Këtë gjë duhet ta përmirësojmë”, ka thënë Lampard.

“Lojtarët më të rinj mund të bëhen më të zëshëm teksa zhvillohen. Lojtarët më të vjetër mund ta marrin përgjegjësinë për t’u ndihmuar atyre. Në momente të tilla kritike, kur shumëçka është në pyetje, është koha që ata ta bëjnë këtë përmirësim”.

“Është shumë më e lehtë të përmirësohesh duke e hapur gojën sesa t’i mposhtësh tre kundështarë dhe ta çosh topin në qoshen e lartë të portës. Është njëra ndër ato rregullat bazike të futbollit dhe unë dua ta theksoj këtë sepse nuk i dëgjova lojtarët mjaftueshëm në fushë këtë fundjavë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat