Dita e së vërtetës për Tiranën

Futboll

Dita e së vërtetës për Tiranën

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 11:49
Dita e së vërtetës për Tiranën

Dita e së vërtetës për Tiranën. Bardheblutë do të përballen frontalisht me Komisionin e Etikës në një mbledhje që do të hetojë për sfidën e përfolur Bylisi-Tirana, për koincidencë para sfidës së dytë TiranaBylisi. Para Komisionit do të dalin sot presidenti Refik Halili, drejtori sportiv Arbi Laçi, trajneri Emanuel Egbo, kapiteni Erando Karabeci dhe portieri Ilion Lika.

Ata do të paraqiten para Komisionit të Etikës. Ekipi bardheblu pritet të japë versionin e tij për sfidën mes Bylisit dhe Tiranës në Kupën e Shqipërisë, ku ka dyshime të forta si një ndeshje e kapur prej basteve. Gjithsesi, Tirana duhet të japë shpjegimet e saj para Komisionit të Etikës, pasi të enjten e shkuar nuk u paraqitën.

Justifikimi i Tiranës ishte fakti që e-mail-i i dërguar nuk kishte mbërritur te bardheblutë dhe duke pasur këtë shkak, Tirana nuk ka qenë para Etikës.

Këtë herë federata ka njoftuar palët dhe bardheblutë do të japin shpjegimet e rastit për sfidën e Kupës që ka bërë xhiron e botës. Gjatë ditës së djeshme pati edhe spekulime rreth shumave të vëna në baste në sfidën Bylisi-Tirana. Gjithsesi, deri më sot, gjithçka mbetet në kuadrin e justifikimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat