Serie A shpreson që secili klub të ketë mundësinë e rihapjes së stadiumit

Futboll

Serie A shpreson që secili klub të ketë mundësinë e rihapjes së stadiumit

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 12:22
Serie A shpreson që secili klub të ketë mundësinë e rihapjes së stadiumit

Serie A beson se mund ti hapë stadiumet pjesërisht për tifozët përpara fundit të sezonit. 20 klubet e kampionatit italian u mblodhën në një asamble ku diskutuan mundësinë e lejimit të një numri të caktuar tifozësh në stadiume përpara përfundimit të sezonit.

 “Një protokoll i detajuar do ti dërgohet në orët në vazhdim presidentit të federatës italiane të futbollit Grabiele Gravina.

Serie A shpreson që secili klub të ketë mundësinë e rihapjes së stadiumit për një numër të caktuar tifozësh në raundin e fundit të ndeshjeve”, lexohet në deklaratën e Serisë A.

Ky vendim erdhi edhe pas problemeve që rrjeti televiziv “Sky” po has në pagimin e të drejtave televizive të Serisë A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat