Pas divorcit me Adolfo Sormanin (160 ditë qëndroi trajneri italian në stol e kuq, edhe pse duhet llogaritur më pak pasi ndërprerja e kampionatit zgjati 3 muaj) Partizani tashmë ka intensifikuar kontaktet me Ilir Dajën.
Trajneri aktual i Skënderbeut në dhjetor ishte në mëdyshje për të ardhmen e tij dhe madje refuzoi thirrjen e Tiranës, që i rihapi dyert për të marrë vendin provizor – në atë periudhë – të Emanuel Egbo.
Sot, situata paraqitet totalisht ndryshe dhe vendimi i apeli i Skënderbeut për të rrëzuar vendimin e përjashtimit nga kompeticionet europiane nga UEFA vazhdon të vonojë…
Ish-trajneri i Besës, Dinamos, Tiranës dhe Flamurtarit, tërhiqet shumë nga stoli i Partizanit dhe sfida për ta rikthyer në fron pas një viti të çuar dëm me dy trajnerë të ndryshëm dhe në mes punën e Kalarit në dsia ndeshje.
Daja ka refuzuar Tiranën dhe bisedimet me bardheblutë janë stopuar përfundimisht, kjo pasi bardheblutë janë drejt konfirmimit të Egbo edhe për sezonin tjetër, pasi ky i fundit ka gjetur alkiminë e duhur mes futbollistëve.
Pritet që së shpejti të ketë një takim mes drejtorit të Partizanit, Olsi Rama dhe trajnerit të Skënderbeut, për të hedhur piketat dhe biseduar kushtet e një kontrate të mundshme. Daja kërkon një merkato cilësore dhe futbollistë që mund t’i përshtaten ideve të tij të futbollit.