Shqipëria U-19 nis grumbullimin, ja futbollistët që ka thirrur Dede!
Kombëtarja Shqiptare U-19, e drejtuar nga trajneri Nevil Dede, ka filluar nga sot grumbullimin dhe seancat stërvitore në qytetin e Durrësit, pranë kompleksit “Tropikal”.
Skuadra Kombëtare U-19 do të ndjekë një program stërvitor prej katër ditësh, në datat 14-17 korrik 2020, ku ka të planifikuar edhe 2 sfida miqësore me Apoloninë U-19 dhe kombëtaren U-18.