Hyseni: Ky është mesfushori më i mirë në 20 vitet e fundit në Kosovë!

Futboll

Hyseni: Ky është mesfushori më i mirë në 20 vitet e fundit në Kosovë!

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 13:00
Hyseni: Ky është mesfushori më i mirë në 20 vitet e fundit në Kosovë!

Ish-sulmuesi Berat Hyseni, e ka vlerësuar në maksimum mesfushorin e talentuar të Ballkanit, Blendi Baftiun.

Ish-futbollisti i FC Prishtinës, Tiranës, Teutës së Durrësit dhe disa skuadrave të tjera në Kosovës, vlerëson se Baftiu është mesfushori më cilësor që është aktivizuar në futbollin e Kosovës në vitet e pasluftës.

“Në 20 vite pas luftes në Kosovë, futbolli i lujtur besoj që ska pas një mesfushor si Blend Baftiu, në veqanti ti shenon 18 gola deri në kët faz të kampionatit. Në nivel kaq të lart, me klas te veqant, shpresoj qe shpejt të shohim në ligat e forta Europiane – kënaqsi të shijoj kohen kur Blend Baftiu luan”, ka shkruar Berat Hyseni në rrjetin social Facebook.

Baftiu në këtë edicion i ka realizuar 18 gola.

Ballkani i trajnerit Ismet Munishi ndodhet e dyta më tabelë kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund të kampionatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat