Maguire është shndërruar një personazh qesharak

Futboll

Maguire është shndërruar një personazh qesharak

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 13:39
Maguire është shndërruar një personazh qesharak

Kapiteni i Manchester United, Harry Maguire, është shndërruar një personazh qesharak në rrjetet sociale, pas barazimit 2-2 në shtesë të Manchester United ndaj Southamptonit, rezultat që u hoqi mundësinë “in extremis” “Djajve të Kuq” për të parakaluar në renditje si Leicesterin dhe Chelsea-n.

Qendërmbrojtësi anglez, i cili u bë pjesë e United për 80 milionë stërlina verën e kaluar (erdhi nga Leicesteri), është fiksuar nga kamerat, në momentin e shënimit të golit të dytë nga Sothamptoni, duke markuar shokun e tij të skuadrës, Aaron Wan-Bissaka, ndërsa topi filtroi  pranë shtyllës së dytë te Michael Obafemi, që e dërgoi topin në rrjetë.

Një nga komentuesit në rrjetet sociale e etiketoi Maguire si “versionin më të keq të një David Luizi me një kokë më të madhe”, duke iu referuar gafave të mbrojtësit të Arsenalit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat