Sermaxhaj: Arritëm të zvogëlojmë numrin në 24 lojtarë

Futboll

Sermaxhaj: Arritëm të zvogëlojmë numrin në 24 lojtarë

Nga: K. G. Më: 14 korrik 2020 Në ora: 14:36
Sermaxhaj: Arritëm të zvogëlojmë numrin në 24 lojtarë

Kryetrajneri i klubit të futbollit Drita U-19 nga Gjilani,  Genc Sermaxhaj, tha se e kanë zvogëluar numrin e lojtarëve pas një javë provash.

“Pas një jave me mbi 50-të lojtar të ardhur në prova tek FC Drita U19, dhe pas vlerësimeve profesionale arritëm të zvogëlojmë numrin në 24 lojtarë dhe 4 portierë.

Siç kemi njoftuar edhe më parë, me këtë numër të kufizuar të lojtarëve, do të futemi në sezonin e ri 2020/21.

Të gjithë lojtarët tjerë që ishin në prova tek FC Drita U19, i falënderojmë që na zgjodhën të testohen tek ne duke ju dëshiruar suksese të mëtejme.

Njëherit sot më 13.07.2020, filluam me seancat e rregullta stërvitore-përgatitore për sezonin 2020/21.
Gjithashtu ua kujtojmë se FC Drita U19, këtë vit do të garojë në Superligën e juniorëve, pas suksesit nga sezoni i kaluar duke u inkuadruar nga Liga e parë në Superligë”, shkruan Sermaxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat