Dede fton edhe dy futbollist nga Maqedonia

Futboll

Dede fton edhe dy futbollist nga Maqedonia

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 14:45
Dede fton edhe dy futbollist nga Maqedonia

Kombëtarja e Shqipërisë U-19, e drejtuar nga trajneri Nevil Dede, ka filluar grumbullimin dhe seancat stërvitore në qytetin e Durrësit, pranë kompleksit “Tropikal”.

Kombëtarja U-19 do të ndjekë një program stërvitor prej katër ditësh, në datat 14-17 korrik 2020, ku ka të planifikuar edhe 2 sfida miqësore me Apoloninë U-19 dhe kombëtaren e Shqipërisë U-18.

Në mesin e të ftuarve janë edhe dy fitbollist nga Maqedoni, Neshat Murati nga Shkëndija dhe Usni Ismaili nga Pelisteri.

Ky grumbullim do t’i shërbejë teknikut Dede për t’u njohur me lojtarët e rinj si edhe për të parë nga afër gjendjen e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat