Nuk ka qetësi te Partizani

Futboll

Nuk ka qetësi te Partizani

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 15:39
Nuk ka qetësi te Partizani

Sikur të mos mjaftonin pesë futbollistë të infektuar me Koronavirus, në prag të ndeshjes me Teutën numri i mungesa është rritur.

Boldor, Ferati, Çinari, Mala dhe Kote duhet të plotësojë 14-ditshin në karantinë dhe nëse rezultojnë negativë në testin e radhës, mund të bashkohen me ekipin, proces i cili do edhe disa ditë që të qartësohet.

Rron Broja është mungesa e radhës për të kuqtë për transfertën e Durrësit, ku të dielën do të jenë përballë Teutës.

Me kartonin e verdhë që mori në derbi, Broja ka plotësuar numrin katër, dhe kështu që është i pezulluar dhe kthehet vetëm për Vllazninë. Stafi teknik do të ketë probleme për formacionin, duke ditur se kanë 6 mungesa të sigurta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat