Mësohen katër ekipet e Superkupës së Spanjës

Futboll

Mësohen katër ekipet e Superkupës së Spanjës

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 15:48
Mësohen katër ekipet e Superkupës së Spanjës

Edhe pse kanë mbetur edhe 3 xhiro deri në fund të sezonit në Spanjë, që tani janë mësuar katër skuadrat pjesëmarrëse në Super Kupën e Spanjës.

Nga sezoni 2019/20, gara është transferuar në një turne nga katër ekipe, ndërsa kampion i parë është Real Madridi. “Mbretërit” mundën Atletiko Madridin, pas ekzekutimit të penaltive, kur sfida finale u zhvillua në Arabinë Saudite.

Dy finalistët e Kupës së Spanjë, Atletiko Bilbao dhe Real Sosiedati, kampioni dhe nënkampioni aktual i Spanjës, do të jenë pjesë e Superkupës së Spanjës. Sipas renditjes aktuale, këtu do të jenë Real Madridi dhe Barcelona.

Ndërkohë hedhja e shortit është e hapur dhe secili mund të takon secalin prej pjesëmarrësve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat