Pacolli uron ekipin “Mabetex Prishtina” - Bota Sot
Pacolli uron ekipin “Mabetex Prishtina”

Futboll

Pacolli uron ekipin “Mabetex Prishtina”

Nga: T.M Më: 14 korrik 2020 Në ora: 16:35
Behgjet Pacolli

Behgjet Pacolli në një postim të tij në Facebook ka uruar ekipin “Mabetex Prishtina” duke thënë se është krenar me djemt e këtij ekipi të cilët sezonin e ardhshëm do të përfaqësojnë Republikën e Kosovës në UEFA Champions League.

Ai gjithashtu ka thënë se unë dua t’i garantoj sportistët, se do të vazhdoj të jem shumë i përkushtuar që sporti i Kosovës të zhvillohet me hapa të shpejtë për të marrë pjesë në kompeticione ndërkombëtare, ku me dinjitet do të përfaqësohet edhe Kosova.

Postimi i plotë në Facebook

“Mabetex Prishtina” është kampioni më i ri në Superligën e futsallit në Kosovë. Krenar që djemt e këtij ekipi të cilët sezonin e ardhshëm do të përfaqësojnë Republikën e Kosovës në UEFA Champions League. Vendi ynë, Kosova, ka fat të madh që ka një popull me një rini të shëndoshë e të talentuar si potencialin më të fuqishëm të saj. Të rinjtë tanë kanë dëshmuar aftësi të rralla çdoherë kur u është dhënë mundësia dhe hapësira e veprimit, sidomos në aktivitete sportive. Unë dua t’i garantoj sportistët, se do të vazhdoj të jem shumë i përkushtuar që sporti i Kosovës të zhvillohet me hapa të shpejtë për të marrë pjesë në kompeticione ndërkombëtare, ku me dinjitet do të përfaqësohet edhe Kosova.

Vëmendje: Fotot janë nga Arkiva
 

Image
Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat