Refuzoi Zidanen - Bota Sot
Refuzoi Zidanen

Futboll

Refuzoi Zidanen

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 16:51
Refuzoi Zidanen

James Rodriguez do të largohet nga Real Madridi, pasi situata e tij në Madrid është skandaloze. Ai ka luajtur vetëm 78 minuta nga tetori dhe ka biseduar kokë me kokë me teknikun Zinedine Zidane. Kolumbiani dhe francezi nuk kanë më pika kontakti, prandaj largimi është i sigurtë.

Lojtari refuzoi që të udhëtonte drejt Bilbaos dhe nuk pranoi të grumbullohej as në ndeshjen ndaj Alavesit dhe Granadas. Fatmirësisht, ai ka shumë klube që e ndjekin dhe mes tyre është dhe Manchester United.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer e pëlqen shumë futbollistin dhe dëshiron që ta ketë në ekip për të ardhmen.

Mediet angleze bëjnë me dije se kanë nisur kontaktet mes tij dhe klubit anglez. Mbetet për t’u parë nëse diçka e tillë është e vërtetë, por në krahun tjetër Evertoni dhe Wolves janë gati të rivalizojnë Manchester United për mesfushorin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat