Sopi mburret me sukseset e Enis Bardhit - Bota Sot
Sopi mburret me sukseset e Enis Bardhit

Futboll

Sopi mburret me sukseset e Enis Bardhit

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 17:07
Sopi mburret me sukseset e Enis Bardhit

Trajneri i njohur shqiptar që vepron në Malmo të Suedisë, Agim Sopi, ndjehet krenar me sukseset e Enis Bardhit. Ky i fundit me 17 gola të shënuar udhëheq në listën e golashënuesve të lojtarëve të huaj që luajnë për Levanten.

“MBURREM me këtë djalosh! Ky ka një karakter fantastik dhe vullnet pune pa masë….!”, ka shkruar Agim Sopi në facebook-un e tij.

Përveç Bardhit, 17 gola ka shënuar edhe Mustapha Riga, ndërsa Arouna Koné ka realizuar 15 gola.

Agim Sopi para disa vitesh ka qenë trajner i Enis Bardhit në Suedi.

Shkupjani Sopi aktualisht është trajner i Osterlen FF në Suedi me të cilët ka ambicie të mëdha që të hyjnë në ligën e tretë suedeze.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat