Barcelona e blen sulmuesin e talentuar brazilian, e konfirmon klubi - Bota Sot
Barcelona e blen sulmuesin e talentuar brazilian, e konfirmon klubi

Futboll

Barcelona e blen sulmuesin e talentuar brazilian, e konfirmon klubi

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 19:07
Gustavo Maia

Gustavo Maia e ka kompletuar kalimin në Barcelonë nga Sao Paulo, ka konfirmuar klubi brazilian.

Barça i ka paguar 4.5 milionë euro për ta blerë sulmuesin 19-vjeçar, sipas ESPN.

Kalimin e Maia në Barcelonë e ka konfirmuar Sao Paulo, sipas ESPN.

Në fillim të vitit, Barcelona i kishte paguar një milionë euro për Maian por ka pritur deri më 15 korrik për t’i paguar edhe 3.5 milionë euro të tjera për ta kompletuar blerjen e tij.

Gjiganti spanjoll i mban 70 për qind të të drejtave të lojtarin, ndërsa 30 për qind të tjera i takojnë Sao Paulos

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat