Wesley Sneijder rikthehet sërish në fushat e blerta, lojtari dëshiron transferimin tek ky klub - Bota Sot
Wesley Sneijder rikthehet sërish në fushat e blerta, lojtari dëshiron transferimin tek ky klub

Futboll

Wesley Sneijder rikthehet sërish në fushat e blerta, lojtari dëshiron transferimin tek ky klub

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 19:17
Wesley Sneijder

Wesley Sneijder dëshiron të kthehet dhe të luajë sërish.

Holandezi do të stërvitet me amatorët e DOS Holland Stichtse Boys para se të transferohet në Utrecht.

Vëllai i Sneijder konfirmoi se Wesley dëshiron të humbasë peshë dhe të jetë i gatshëm – pasi dëshiron të luajë përsëri.

Një vit pas daljes në pension, ish lojtari i Interit, Ajax dhe Real Madrid – Wesley Sneijder mund të kthehet sërish në fushat e blerta.

Si bashkatdhetari i tij, Arjen Robben, i cili njoftoi transferimin e tij në Groningen muajin e kaluar, holandezi mund të rikthehet të luajë tek Utrecht.

Drejtori teknik i klubit të Utrech, Jordy Zuidam tha: “Është e qartë se një Sneijder në krye të ekipit është një perspektivë shumë interesante për ne, por vendimi varet nga ai”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat