Ronaldo afër një tjetër rekordi të madh në Serie A - Bota Sot
Ronaldo afër një tjetër rekordi të madh në Serie A

Futboll

Ronaldo afër një tjetër rekordi të madh në Serie A

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 20:03
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo mund të bëhet lojtari i parë në histori që shënon të paktën 50 gola në Ligën Premier, La Liga dhe Serie A, pasi Juventusi përballet me Sassuolon nesër (e mërkure).

Superylli portugez është në prag të arritjes së një tjetër momenti historik, pasi aktualisht është me 49 gola në ligën italiane në sezonin e tij të dytë.

Sportmediaset shkruan se pasi 35-vjeçari i ka shënuar 49 gola në vetëm 59 ndeshje dhe mund të arrij shifrën e 50 gola në Serie A.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë kaloi te Juventusi në korrik të vitit 2018, e që në Ligën Premier me Manchester Unitedin kishte realizuar 84 gola dhe 311 gola në La Liga gjatë kohës së tij me Real Madridin.

Edin Dzeko u bë lojtari i parë që ka shënuar të paktën 50 gola në tre nga pesë ligat më të mira të Evropës në mars të vitit 2018, duke arritur këtë sukses historik në Itali, Angli dhe Gjermani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat