Juventus, zbulohet strategjia për të siguruar yllin e rivalëve - Bota Sot
Juventus, zbulohet strategjia për të siguruar yllin e rivalëve

Futboll

Juventus, zbulohet strategjia për të siguruar yllin e rivalëve

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 22:48
Sarri

Juventus duhet të përforcojë mesfushën. Blerja e Arthur ishte vetëm hapi i parë.

Loja e bukur i mungon bardhezinjve dhe trajneri Sarri nuk ka arritur t’i përcjellë siç duhet skuadrës idenë e tij të futbollit. Ekipi ka arritur t’i zgjidhë shpesh ndeshjet falë aftësive individuale të yjeve.

Drejtori sportiv Fabio Paratici kërkon të shmangë që këto probleme të përsëriten në sezonin e ardhshëm dhe po punon për të marrë në ekip lojtarë cilësorë që mund të përshtaten lehtësisht me idetë e Sarri-t.

Një nga këta lojtarë është ylli i Lazio-s, Sergej Milinkovic-Savic, i cili mund të bëhet një lojtar i Juventus-it sezonin e ardhshëm.

Qëllimi i Juventus-it është që ta marrë serbin në huazim për dy vite dhe ta blejë më pas me dy këste për 80 milionë euro, plus bonuse, për një total prej 90 milionë eurosh.

Presidenti i Lazio-s, Lotito, mund të bëjë ezistencë, por përpara dëshirës së lojtarit për të luajtuyr më bardhezinjtë do të detyrohej të dorëzohej dhe ta pranonte transferimin.

Paratici po përgatit planin për të marrë Milinkovic-Savic në Torino, Lotito pret një ofertë të denjë për ta marrë në  konsideratë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat