Arsenali ndeshet me Liverpoolin

Futboll

Arsenali ndeshet me Liverpoolin

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 10:57
Arsenali ndeshet me Liverpoolin

Bllokimi që shkaktoi pandemia COVID-19 në futboll ka bërë që edhe në muajt e verës të ketë ndeshje pa ndërprerë.

Edhe dita e sotme karakterizohet me disa ndeshje interesante, ku vëmendja mbetet në Premierligë.

Aty takohen Arsenal dhe Liverpool sonte me fillim nga ora 21:15. Topçinjtë ka ende mundësi të kapin Ligën e Evropës, kurse Reds kërkojnë thyerjen e rekordit duke u bërë skuadra e parë që arrin mbi 100 pikë, shkruan lajmi.net.

Nga ora 19:00, Manchester City takohet me Bournemouth kurse Newcastle ndeshet me Tottenham.

Në Serie A sot luhen shtatë ndeshje – ku lideri Juventusi udhëton te Sassuolo nga ora 21:00.

Milan e pret Parman me fillim nga ora 19:00, teksa Lazio udhëton te Udinese me takimi që fillon në orën 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat