Daja nuk ul vigjilencën te Skënderbeu

Futboll

Daja nuk ul vigjilencën te Skënderbeu

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 15:32
Daja nuk ul vigjilencën te Skënderbeu

Skënderbeu pas një dite pushim të dhënë nga trajneri Ilir Daja, si shpërblim për fitoren ndaj Vllaznisë, i është rikthyer ditën e djeshme punës intensive për të përgatitur ndeshjen e radhës.

Edhe pse bëhet fjalë për një takim të lehtë në letër, përballë Luftëtarit të rënë nga kategoria tashmë, trajneri i korçarëve nuk kërkon që të ulë tempin e përgatitjeve.

Gjithçka ka filluar me një seancë të plotë për rikthimin e lojtarëve nga pushimi njëditor, ndërsa më tej gjithçka do të vazhdojë si me punën teknikotaktike të ekipit me topin ashtu edhe me analizat video të ndeshjeve të fundit për të parë se çfarë duhet të rregullojë skuadra në këto tri javë të mbetura të kampionatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat