Robertson jep parashikimin e tij

Futboll

Robertson jep parashikimin e tij

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 16:29
Robertson jep parashikimin e tij

Mbrojtësi i Liverpoolit, Andy Robertson, ka dhënë parashikimin e tij për këtë edicion të Ligës së Kampionëve.

Liverpooli u eliminua nga kompeticioni më prestigjioz evropian për klube nga Atletico Madridi në të tetën e finales, derisa kishte triumfuar në këtë garë një vit më herët.

Reprezentuesi skocez mendon se Bayern Munichu mund ta fitojë këtë garë.

“Prapa dyerve të mbyllura në terren neutral mendoj se është e hapur. Para izolimit Byaerni dukej në formë të shkëlqyeshme ndaj Chelseat. Real Madridi është gjithmonë aty aty afër, por ata duhet ta përmbysin Manchester Cityn, që nuk është kurrë e lehtë. Mendoj se Manchester City mund të jetë aty dhe Juventusi”, deklaroi Robertson.

“Prapa dyerve të mbyllura në një terren neutral, sinqerisht mendoj se çdo kush mund ta fitojë”, shtoi ai.

“Nëse do të më duhej ta vendosja qafën time, atëherë do të shkoja me Bayern Munichun”, tha skocezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat