Schick largohet nga Leipzig!

Futboll

Schick largohet nga Leipzig!

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 17:05
Schick largohet nga Leipzig!

Patrick Schick largohet nga Leipzig dhe i afrohet Milanit. Sulmuesi çek vlerësohet nga Ralf Rangnick dhe i plotëson kërkesat e filozofisë së gjermanit që synon lojtarët e rinj.

Klubi gjerman ka lejuar që skadimi i opsionit për blerje të skadojë. Kujtojmë që verën e kaluar Leipzig pagoi 3.5 milion për huazim dhe se mund të kishte përfunduar blerjen e plotë të kartonit për 29 milionë euro.

Burime pranë lojtarit zbulojnë se ka pasur qasje me Milanin. Sulmuesi çek u ble nga Roma për 42 milion euro në gusht 2017, por Schick me fanellën verdhekuqe zhgënjeu, duke shënuar vetëm 8 gola në 58 ndeshje dhe shpesh duke luajtur në një rol jo të tij.

Në Leipzig, pavarësisht se nuk ishte titullar, ai realizoi 10 gola në 26 paraqitje.

Agjenti i lojtarit, Pavel Paska, tha për idnes.cz: “Unë nuk kam asnjë informacion të tillë, pra që Milani do lojtarin. Sidoqoftë, nëse Ralf Rangnick do të merrte klubin kuqezi… Ai e njeh shumë mirë Patrick dhe ishte një nga njerëzit që me të vërtetë e donin atë në Leipzig”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat