Dorëzohet në polici personi i dyshuar për vrasjen e vëllait të Serge Aurier

Futboll

Dorëzohet në polici personi i dyshuar për vrasjen e vëllait të Serge Aurier

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 17:15
Cristopher Aurier

Një burrë është paraqitur në një stacion policor në Francë dhe e ka pranuar se e ka vrarë vëllanë e futbollistit të Tottenhamit, Serge Aurier. Lajmin e ka konfirmuar vetë Policia franceze.

Cristopher Aurier, 26-vjeçar, vdiq në spital pasi ishte gjuajtur me armë zjarri në bark jashtë një klubi nate në Toulouse të Francës, në orët e hershme të së hënës.

E përditshmja franceze La Depeche raportoi se një zënkë lidhur me një vajzë mund të ketë qenë shkaku që çoi deri te gjuajtja me armë.

Christopher Aurier kishte qenë edhe vetë futbollist, madje në moshën e tij të hershme ishte parë si talent më premtues sesa vëllai i tij Serge, i cili është një vit më i madh. Të dy ata kishin luajtur në akademinë e klubit Lens.

Por, përderisa Serge vazhdoi duke luajtur për Paris Saint-Germainin dhe Bregun e Fildishtë para se të kalonte te Tottenhami në Premierligë në vitin 2017, Christopher nuk arriti të gjejë vend te ndonjë klub elitar dhe këtë sezon kishte qenë duke luajtur për klubin e nivelit të pestë të futbollit në Spanjë, Toulouse Rodeo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat