Napoli i jep shans Hysajt, Gattuzo zgjedh formacionin titullar ndaj Bologna

Futboll

Napoli i jep shans Hysajt, Gattuzo zgjedh formacionin titullar ndaj Bologna

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 19:02
Gattuzo

Kthim te fitorja pas një humbje dhe një barazimi. Tri pikë për të ndjekur vendin e pestë. Bolonja dhe Napoli do të sfidojnë njëri-tjetrin në Dall Ara në orën 19:30 për objektiva të ndryshëm. Por, për një rezultat të vetëm.

Te Napoli rikthehet Meret në portë, përpara tij Manolas dhe Maksimovic. Jashtë Koulibaly. Hysaj në të majtë në vend të Rui. Tredhëmbësh i sulmit formuar nga Politano, Milik dhe Lozano.

Formacionet zyrtare të Bolonga-Napoli

Bolonja (4-2-3-1): Skorupski; Mbaye, Danilo, Tomiyasu, Krejci; Medel, Dominguez; Skov Olsen, Soriano, Palacio; Barroë. Tr.: Mihajlovic.

Napoli (4-3-3): Meret; Di Lorenzo, Manolas, Maksimovic, Hysaj; Elmas, Demme, Zielinski; Politano, Milik, Lozano. Tr.: Gattuso.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat