Kujtim Shala mori diçka të veçantë në Dinamo të Zagrebit

Futboll

Kujtim Shala mori diçka të veçantë në Dinamo të Zagrebit

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 22:13
Kujtim Shala

Kur përmendet e emri i legjendës së futbollit, Kujtim Shala, ngritën në këmbë gjithë dinamovitët, tifozët ‘Bad Blue Boys’ (BBB-së). 

“Dinamo e Zagrebit--Uron ditëlindjen ish futbollistit të vetë Kujtim Shala.
Dinamo e Zagrebit ka dal me një urim te veçantë për ditëlindjen e 56-të ish lojtarit të vet Kujtim Shala.

Në këtë urim thuhet:  ‘Në këtë klub kanë defilu shumë e shumë lojtarë të famshëm të cilët madje edhe morën trofe brenda ish Jugosllavisë dhe në arenën ndërkombëtare. Por emri i Kujtim Shalës, edhe pse nuk mori trofe sa ishte në këtë klub, mori diçka shumë të veçantë e kjo është pushtimi i zemrave të mija simpatizuesve të këtij klubi’.

Ky emër u kthye në legjendë për simpatizuesit e shumtë të Dinamos dhe më gjerë në Kroaci.

Në këtë klub, nuk kalon përvjetor pa pjesëmarrjen e idhullit të simpatizuesve të Dinamos Kujtim Shalës, madje para 2 vjetëve kur festohej një përvjetor i veçantë i klubit Kujtim Shala u prit ne stadiumin Maksimir si hero i vërtetë, nga mijëra tifozë të cilët me pankarta të mëdha brohoritnin emrin e legjendës së tyre Kujtim Shalës.

Diçka e pabesueshme pas 25 vjetëve kur e shikon këtë video vërtetë njeriu ndjehet i emocionuar.

Kujtim Shala, për simpatizueset e Dinamos dhe opinionit kroat, nuk mbahet në mend vetëm për lojërat e bukura, dhe shume golat e shënuara.

Por, ky emër mbahet në mend për motivimin dhe inspirimin e veçantë që u jepte ndjenjave nacionaliste të popullit kroat tek të cilët ishte zgju ndjenja e formimit të shtetit kroat. Dhe pikërisht ishte ajo ndeshja në mes të Dinamos dhe Cërvena Zvezdës që ndezi fitilin e luftës, ku edhe filloi shkatërrimi definitiv i ish Jugosllavisë, dhe u realizu aspirata për shtetin e pavarur kroat, për të cilin meritë të veçantë ka edhe Kujtim Shala, si inspirues i madh i kësaj ndjenjë nacionaliste kroate”, shkruan Ramiz Buxhovi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat