Xhaka me Arsenalin e gjunjëzojnë kampionin e ri të Anglisë! Pak minuta lojë edhe për Shaqirin - Bota Sot
Xhaka me Arsenalin e gjunjëzojnë kampionin e ri të Anglisë! Pak minuta lojë edhe për Shaqirin

Futboll

Xhaka me Arsenalin e gjunjëzojnë kampionin e ri të Anglisë! Pak minuta lojë edhe për Shaqirin

Nga: Kemajl Goca Më: 15 korrik 2020 Në ora: 23:04
Pamje nga ndeshja

Arsenali shënon fitore me rezultat 2:1 kundër kampionit të ri të Anglisë, Liverpoolit, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Emirates” në Londër.

Në minutën e 20-të, Robertson asistoi për bukuri deri te Mane, i cili nga afërsia shënon për 0:1. 

Vendasit reagojnë shumë shpejt dhe në minutën e 32-të, pas një gabimit të van Dijk, këtë e shfrytëzon për bukuri Lacazette, i cili e kalon portierin Alisson dhe e plason topin në rrjetë, 1:1. 

Image

Një minutë pa përfunduar pjesa e parë, sërish gabojnë mysafirët, veçmas portieri Alisson dhe Nelson nga afërsia shënon për 2:1.

Futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka, ndryshe reprezentues i Zvicrës, u paraqit standardë për Arsenalin, ndërsa u ndëshkua me karton të verdhë nëntë minuta pa përfunduar takimi.  Xherdan Shaqiri u paraqit nga minuta e 83-të për Liverpoolin. 

Image

Pas javës së 36-të, Arsenal është në vend të nëntë me 53 pikë dhe Liverpooli është në krye të renditjss me 93 pikë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat