Barcelonës i duhet “gjak i ri” në skuadër – emrat që do të bashkohen me blaugranat

Futboll

Barcelonës i duhet “gjak i ri” në skuadër – emrat që do të bashkohen me blaugranat

Më: 16 korrik 2020 Në ora: 07:50
Barcelona

Ky sezon ka të ngjarë të jetë një sezon zhgënjyes për Barcelonës, që tashmë ka filluar të shikojnë nga e ardhmja.

Skuadra e tyre për edicionin 2020/21, do të jetë me plot talentë, me ardhje të reja dhe ata që janë tashmë në klub.

Blaugrana tashmë ka arritur marrëveshje për të nënshkruar me emra si: Francisco Trincao (20 vjeç), Matheus Fernandes (22) dhe Pedri (17), ndërsa Lautaro Martinez (22) është afër të nënshkruajë nga Interi.

Ata do të bashkohen me të rinjtë aktual si: Ansu Fati (17), Riqui Puig (20) dhe Ronald Araujo (21), të cilët kanë bërë hapin e madh nga Barcelona B.

Për momentin, mosha mesatare e skuadrës së Quique Setien është 28.73 vjeç, me Lionel Messi (33), Gerard Pique (32), Luis Suarez (32) dhe Sergio Busquets (31) të gjitha në fazën e fundit të karrierës.

Mbikëqyrja e këtij brez të lojtarëve të rinj nuk do të jetë e lehtë, pasi Barcelona përpiqet të gjejë gjithmonë lojtarët e duhur për të sjellë.

Për shembull është rasti me nënshkrimi e Jean-Clair Todibo, që nuk u adaptua me sukses dhe si rezultat, klubi katalanas po kërkon të sjellë një mbrojtës tjetër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat