Altin Lala flet për të ardhmen e Rashicës, mbështet transferimin e tij te RB Leipzig

Futboll

Altin Lala flet për të ardhmen e Rashicës, mbështet transferimin e tij te RB Leipzig

Më: 16 korrik 2020 Në ora: 11:41
Altin Lala

Ish-ylli i Kombëtares së Shqipërisë, tani menaxher i Milot Rashicës, Altin Lala ka folur për të ardhmen e sulmuesit vushtrrias të Werder Bremenit.

E ardhmja e yllit të Përfaqësueses së Kosovës është ende në udhëkryq, por një largim i tij nga Bremen pritet të ndodh këtë verë.

Sipas , Bremen ka refuzuar një ofertë prej 15 milionë eurosh plus tre milionë bonuse nga Leipzig për Rashicës.

Megjithatë, menaxheri shqiptar, Lala mbështet transferimin e Rashicës tek klubi gjerman, i cili është i mirë për rritjen e lojtarëve dhe luan në Ligën e Kampionëve.

“RB Leipzig është një klub interesant. Trajneri dhe stili i lojës përshtaten mirë me Milotin, por marrëveshja nuk ka mbaruar ende”.

“Leipzig është një klub që i bën lojtarët më të mirë. Ata gjithashtu luajnë në Ligën e Kampionëve dhe kështu ofron gjithçka që një profesionist 24-vjeçar mund të dëshironte për hapin tjetër në karrierën e tij”, ka thënë Lala.

Lala në fund ka thënë së për të ardhmen e Rashicës mund të ketë diçka edhe nga Anglia dhe Italia, por Bundesliga është favorit.

Synimi i klubit gjerman është të fitojë 25 milionë euro nga shitja e sulmuesit vushtrrias. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat