Mandzukiç merret vesh me klubin italian?

Futboll

Mandzukiç merret vesh me klubin italian?

Më: 16 korrik 2020 Në ora: 15:13
Mandzukiç merret vesh me klubin italian?

Fiorentina është afër që të transferojë ish sulmuesin e Juventusit, Mario Mandzukic.

Mandzukic ndërpreu kontratën me skuadrën e Katarit, Al-Duhail, ndërsa është i lidhur me rikthimin në Seria A.

Sipas Sportitalia, Fiorentina është duke u munduar ta transferojë dhe do t’i ofrojë kontratë dyvjeçare me vlerë tre milionë euro për sezon.

Marrëveshja gjithashtu ka opsionin për vitin e tretë për 34-vjeçarin.

Kroati e fitoi titullin në katër sezonet me “Zonjën e Vjetër” mes 2015 dhe 2019, duke shënuar 44 gola në 162 paraqitje.

Ndërsa, me skuadrën e Al-Duhail nuk ishte i nivelit të lartë duke shënuar vetëm një herë në shtatë ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat