Fernandes krijon lojtarin perfekt… është gjysmë juventin

Futboll

Fernandes krijon lojtarin perfekt… është gjysmë juventin

Më: 17 korrik 2020 Në ora: 08:07
Bruno Fernandes

Kjo është ajo që ka bërë ylli i Manchester United, Bruno Fernandes, gjatë një video-interviste të regjistruar të dhënë për BT Sport. Mesfushori portugez ka “vjedhur” cilësitë e disa kolegëve për të krijuar lojtarin e pathyeshëm.  Dhe zgjedhjet e tij kanë qenë pak bardhezi.

Duke filluar nga aftësitë teknike dhe talenti.

“Cristiano, veçanërisht në vitet e para të karrierës, ka qenë gjithmonë një nga më të talentuarit në botë. Besoj se ka ndryshuar pak mënyrën e lojës, por mbetet një lojtar i vështirë për t’u mbuluar. Mes gjithë atyre me të cilët kam luajtur apo jam përballur, ai është futbollisti më i talentuar që kam parë”.

Edhe për sa i takon aftësisë për të qenë lider, Fernandes ka zgjedhur një yll të Juventus-it.

“Zgjedh Buffon-in, kam luajtur kundër tij dhe gjithmonë kam parë se ka një respekt të madh për të gjithë dhe se të gjithë e respektojnë atë dhe ato që ka fituar në karrierë. Nuk është e lehtë të qëndrosh në nivele të larta për shumë vite, por ai ia ka dalë në 15 ose 20 vitet e fundit, me të njëjtin intensitet dhe të njëjtën cilësi”.

TË TJERËT – Për karakteristikat e tjera, portugezi nuk ka shikuar nga Torino. Për sa i takon punës dhe përkushtimit në fushë, zgjedhja ka qenë N’Golo kante, i cili ka qenë një lojtar kyç në sukseset e Leicester-it të Ranieri-t, Chelsea-t të Conte-s dhe Francës së Deschamps.

Për shpejtësinë, Bruno Fernandes ka zgjedhur një shok të skuadrës te Manchester United. Bëhet fjalë për Marcus Rashford, i aftë të vërë në vështirësi të gjitha mbrojtjet e Premier League dhe të kompeticioneve europiane.

Kur flitet për finalizim, emri ka qenë pak i papritur: Bas Dost, ish-shok skuadre dhe golashënues i pandalshëm i Sporting-ut, ku ka shënuar 93 gola në 127 ndeshje.

Zgjedhja ka qenë e dyfishtë për sa i takon trurit, një gjysmë spanjolle dhe një gjysmë italiane. Don Andres Iniesta, por edhe Andrea Pirlo, për të cilët portugezi ka thënë: “Meritonin të dy ta fitonin Topin e Artë të paktën një herë. Nuk mund t’u bësh presing, sepse e zhdukin topin  para se t’u afrohesh”.

Perfect Player: Bruno Fernandes

"Cristiano is the most skillful player I've ever seen."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat