Messi tejet i zemëruar, reagimi i tij pasi shënon gol bëhet viral

Futboll

Messi tejet i zemëruar, reagimi i tij pasi shënon gol bëhet viral

Më: 17 korrik 2020 Në ora: 08:25
Messi

Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, ishte tejet i zemëruar gjatë disfatës të së enjtes, gjë të cilën e shfaqi edhe pas golit të shënuar. Reagimi i tij tani është bërë viral në rrjete sociale.

Barcelona e pësoi disfatën e gjashtë të këtij sezoni të enjten në mbrëmje, ndërsa Real Madridi e mori fitoren e nevojshme për ta fituar titullin e parë të La Ligës që nga viti 2017.

Djemtë e Quique Setien u mposhtën me rezultat 2:1 në Camp Nou, me gola të shënuara nga Jose Arnaiz dhe Roberto Torres, ndërsa për katalonasit shënoi Messi nga gjuajtja e lirë.

E përkundër që e shënoi një gol të bukur, Messi s’ishte aspak i kënaqur, si vërehet edhe nga videoja e publikuar në rrjete sociale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat