Nuk duron dot

Futboll

Nuk duron dot

Më: 17 korrik 2020 Në ora: 14:48
Nuk duron dot

Kur Totenhemi u mund nga Shefilld Junajtid në fillim të këtij muaji, u duk se Zhoze Murinjo do të përjetonte tatëpjetën e radhës në stolin e një klubi, duke i humbur shpresat e një kualifikimi të mundshëm në Champions.

Por, statistikat tregojnë se që kur portugezi zëvendësoi Poçetinon në stolin e “Spërsave” në nëntor, vetëm Liverpuli, Siti dhe Junajtid kanë grumbulluar më shumë pikë se Totenhemi. Në 24 ndeshjet me Mou-n në stol, londinezët kanë arritur 12 fitore, 5 barazime, 7 humbje.

Mesatarisht 1.7 pikë për ndeshje nga 1.87 të Junajtidit, 2.08 të Sitit dhe 2.56 të Liverpulit, duke lënë pas Çelsin (1.54), Arsenalin (1.5) dhe Lestërin (1.43). Pas fitores së fundit ndaj Njukasëllit, ai mbrojti përzgjedhjet e formacionit:

“Duket sikur jam unë i vetmi trajner që luan me 15 lojtarë nga fillimi. Nëse aktivizoj Bërgvajnin titullar, ju do të më pyesni se pse nuk luajti Lukas… Kjo është një pyetje që ju ma bëni mua, por nuk ia bëni Lampardit, Klopit apo Guardiolës”, deklaroi Murinjo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat