“Man Utd ka nevojë për tre futbollistë”

Futboll

“Man Utd ka nevojë për tre futbollistë”

Më: 17 korrik 2020 Në ora: 15:38
Man Utd

Ryan Giggs mendon se Manchester United ka nevojë edhe për tre futbollistë, për të sfiduar Liverpoolin dhe Manchester Cityn në garën për titull.

‘Djajtë e Kuq’ kanë bërë një rritje të madhe në vitin 2020, dhe në këtë pikë qëndrojnë me 19 ndeshje pa humbje në të gjitha garat.

Me fitoren 2:0 kundër Crystal Palace, Manchester United ka rritur vazhdimësinë e rezultateve të mira, me skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer që po vazhdon të jetë një arrë e fortë për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

“Unë ende mendoj se ne jemi larg City dhe Liverpool me dy ose tre lojtarë”, ka deklaruar Giggs.

“Por Ole ka bërë mirë, shumë mirë në dy afatet e transferimeve që ai kishte”.

“Karaktere të mira janë duke ardhur. Ju e shini Bruno Fernandes, ai duket si një lider, ai duket si karakter. Harry Maguire, ai është kapiteni i tyre”.

“Ata janë duke lëvizuar sigurisht në drejtim të duhur. Por, unë ende mendoj se ne kemi nevojë për dy apo tre lojtarë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat