“Barcelona nuk mund të bëhet si Milani ose Manchester United”

Futboll

“Barcelona nuk mund të bëhet si Milani ose Manchester United”

Më: 17 korrik 2020 Në ora: 17:22
Leo Messi

Një tjetër kandiadat për president nuk i ka kursyer akuzat ndaj Presidencës aktuale te Barcelona.

Kandidati për president të skuadrës së Barcelonës, Victor Font, ka paralajmëruar për një kollaps të skuadrës katalane.

Font beson se Barca mund të jetë Milani ose Manchester Unitedi i ardhshëm, duke aluduar në rënie të formës dhe pamundësi për ngritje për një kohë të gjatë.

“Kompeticioni në dekadën e fundit është bërë edhe më profesional. Shihni në Premierligë klube që menaxhuan mirë, si dhe paratë e ardhura nga jashtë”, ka thënë Font,

“Derisa nuk bëjmë atë që po provojmë, Barca rrezikon të bëhet një Milan i ri ose një Manchester United”, ka shtuar kandidati për president.

Milan së fundmi ka triumfuar në Serie A në vitin 2011, kurse triumfi i fundit në Ligën e Kampionëve ishte në vitin 2007, duke mos garuar në UEFA që nga 2014.

Man Utd në anën tjetër për herë të fundit fitoi Premierligën në sezonin 2012/13, kampanja e fundit me Sir Alex Ferguson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat