Man United shumë afër transferimit të Sanchos

Futboll

Man United shumë afër transferimit të Sanchos

Më: 18 korrik 2020 Në ora: 09:38
Sancho

Sancho mund të rikthehet në Premierligë.

Sipas mediave angleze, Manchester United e ka prioritet blerjen e Jadon Sanchos, të cilin mund ta shohim duke luajtur në Old Trafford sezonin e ardhshëm.

Sipas The Sun 20-vjeçari është shumë afër t’i bashkohet Djajve të Kuq pasi dy klubet janë drejt arritjes së marrëveshjes për transferim për shifrën rreth 100 milionë funte.

Trajneri i Man United, Ole Gunnar Solskjaer, dëshiron ta vendosë në sulm Sanchon së bashku me Marcus Rashford dhe Mason Greenwood dhe nëse gjithçka shkon sipas planit – ata do të jenë treshja e së ardhmes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat