Lampard e Simeone sfidojnë Guardiolën

Futboll

Lampard e Simeone sfidojnë Guardiolën

Më: 18 korrik 2020 Në ora: 12:57
Lampard e Simeone sfidojnë Guardiolën

Chelsea dhe Atletico Madridi janë futur në garë për mbrojtësin e majtë të Ajaxit, Nicolas Tagliafico. 27-vjeçari ka bërë mirë me holandezët dhe të dy klubet duan ta rrëmbejnë për sezonin e ri.

Blutë e Londrës dhe madrilenët duhet të fitojnë dhe konkurrencën me Manchester City-n.

“Qytetarët” janë të parët që kanë shfaqur interes për lojtarin. Dëshira e parë e trajnerit Guardiola është David Alaba, por nëse austriaku nuk arrihet atëherë do të hedhë sytë nga Holanda.

Argjentinasi dëshiron të bëjë hapin e madh në karrierë pas eksperiencës së tij në Argjentinë dhe Holandë. Ai ka luajtur dhe me Real Murcian në Spanjë për një sezon, por u rikthye menjëherë në Argjentinë më pas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat