Përplasje fizike mes zyrtarëve pas ndeshjes Ballkani – Prishtina

Futboll

Përplasje fizike mes zyrtarëve pas ndeshjes Ballkani – Prishtina

Më: 18 korrik 2020 Në ora: 20:01
Ballkani

Pas barazimit me rezultat 2:2 në ndeshjen mes Ballkanit dhe Prishtinës në Suharekë kanë dalë video ku shihet një zënkë mes disa personave, që raportohet të jenë zyrtarë të dy klubeve.

Ballkani dhe Prishtina u ndanë me barazim me rezultat 2:2 në stadiumin e qytetit në Suharekë, rezultat ky që kryeqytetasve ua shuan ëndrrat për titull, përderisa Ballkani mund të shpresojë ende, shkaku i disfatës së Dritës.

Pas përfundimit të ndeshjes, zyrtarët e klubit vendas kishin shkuar drejt gjyqtarëve për t’u ankuar për referimin në ndeshje dhe Policia ishte detyruar të ndërhyjë.

Prishtina ishte e përfshirë në përplasje të ngjashme edhe para disa xhirove, kur ndeshja kundër Gjilanit përfundoi me incidente të shumta, që çuan madje deri te hedhja e sprejit losjelljës nga Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat