Renditja në tabelën e Superligës, pas ndeshjeve të sotshme

Futboll

Renditja në tabelën e Superligës, pas ndeshjeve të sotshme

Më: 18 korrik 2020 Në ora: 20:03
Superliga

Xhiroja e 31-të e Superligës së Kosovës solli dy derbi në futbollin kosovar – atë të Anamoravës mes Dritës dhe Gjilanit dhe ndeshjen mes Ballkanit dhe Prishtinës në Suharekë.

Derbin e Anamoravës e fitoi Gjilani me rezultat 2:0, duke iu afruar kështu Dritës në krye. Megjithatë, përkundër disfatës, Drita vazhdon edhe më tutje ta mbajë kreun e ligës.

Ndërkohë, ndeshja mes Ballkanit dhe Prishtinës në Suharekë përfundoi me barazim 2:2, rezulton ky që tani bën që Prishtina ta ketë të pamundur ta fitojë titullin e kampionit.

Këto dy ndeshje, por edhe katër të tjerat që u zhvilluan sot patën ndikim në renditjen tabelare në Superligën e Kosovës. Renditjen aktuale mund ta shikoni në fotografinë e mëposhtme.

Në ndeshjet e tjera, Drenica regjistroi fitore 2:1 kundër Vushtrrisë, Ferizaj pësoi disfatë 4:0 nga Dukagjini, Flamurtari fitoi me epërsi minimale ndaj Feronikelit, ndërsa Trepça ’89 mori fitore me rezultat 5:4 në spektaklin kundër Llapit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat